Sot, mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 17 deri në 21 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: