Policia e Shqipërisë thirrje protestuesve para Kryeministrisë: Nëse nuk lëvizni, do të veprojmë
Policia e Shqipërisë u ka bërë thirrje protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë që të largohen nga zona, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërhyjë.
“Nëse nuk lëvizni, do të veprojmë”, mësohet të jetë mesazhi i përcjellë nga efektivët e policisë ndaj protestuesve.
Thirrja vjen në një moment tensioni përpara ndërtesës së Kryeministrisë, ku qytetarët janë mbledhur në kuadër të protestës./TCh