Ushtrim për evakuim emergjent në një shkollë në Kaçanik

Në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Katër Dëshmorët” në Kovaçec të Kaçanikut është realizuar një ushtrim për evakuim emergjent, në bashkëpunim me Policinë, Njësinë e Zjarrfikësve, Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe stafin e shkollës.

“Ushtrimi kishte për qëllim vlerësimin e gatishmërisë së institucioneve dhe ngritjen e vetëdijes për reagim të shpejtë dhe të koordinuar në situata emergjente, me theks të veçantë në rastet e zjarreve”, thuhet në  njoftim.

Policia në Kaçanik ka theksuar se mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me institucionet arsimore dhe shërbimet emergjente për krijimin e një mjedisi shkollor më të sigurt.