Inteligjenca Artificiale parashikon super ndeshjen PSG – Barcelona

Përballja mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës në Champions League pritet të prodhojë spektakël dhe gola, teksa Inteligjenca Artificiale e nxjerr skuadrën parisiene fituese me rezultat 3-2.

Në një analizë të kërkuar nga mediumi sportiv Kooora, AI thekson se faktori fushë dhe tranzicioni i shpejtë në sulm i japin përparësi PSG-së, e cila këtë edicion ka treguar forcë duke mposhtur Manchester Cityn 4-2 në udhëtim, shkruan GOAl.

Një tjetër disavantazh për Barcelonën janë mungesat në repartin defanziv, ku Hansi Flick nuk mund të llogarisë në Jules Kounde, Eric Garcia dhe Andreas Christensen të dëmtuar.

Pavarësisht kësaj, Barcelona pritet të shënojë. Reparti ofensiv i prirë nga Lamine Yamal dhe Raphinha mbetet tejet i rrezikshëm, i dëshmuar edhe nga fitorja e thellë 4-0 ndaj Galatasarayt.

Verdikti final i AI-së mbetet fitorja e PSG-së me rezultat 3-2, ndërsa si alternativë e dytë llogaritet barazimi 2-2 në rast se katalunasit arrijnë t’i bllokojnë kundërsulmet e vendasve