Barcelona rikthen fanellën portokalli për sfidën ndaj PSG-së
Barcelona do të paraqitet me fanellën portokalli të sezonit të kaluar në ndeshjen e sontme ndaj Paris Saint-Germainit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Sipas mediave spanjolle, UEFA dhe përgjegjësit e transmetimit televiziv kanë kërkuar nga klubi katalunas që të mos përdorë asnjërën prej tri fanellave të sezonit aktual, për shkak të ngjashmërisë së ngjyrave me uniformën e PSG-së.
Fanella tradicionale kuqeblu, ajo e dytë me ngjyrat e zeza dhe vjollcë, si dhe fanella e tretë në nuancat e kaltërta, janë konsideruar të papërshtatshme për këtë përballje.
Për këtë arsye, skuadra e Hansi Flickut do të rikthejë fanellën e tretë portokalli të sezonit 2025/26, e cila ishte pjesë e koleksionit të kaluar të klubit.
Kjo fanellë u përdor edhe gjatë një ndeshjeje miqësore parasezonale ndaj Baselit, ku Barcelona fitoi me rezultat 5-2.
Tashmë, katalunasit do ta veshin atë edhe në një përballje zyrtare me rëndësi të madhe, në udhëtim te kampioni i Evropës, PSG-ja.