Boksieri 22-vjeçar përgatitet për sfidën e madhe ndaj Rivasit: Pres ta bëj krenar popullin shqiptar
Boksieri shqiptar, Elvin Sope, do të ngjitet në ring më 27 nëntor, ku do të përballet me Jose Rivasin në Europa-Park.
Në prag të kësaj sfide, 22-vjeçari shpreh motivimin e madh për të dhënë maksimumin dhe për ta përfaqësuar denjësisht popullin shqiptar.
Në një intervistë për portalin MalishevaSot, Sope ka shprehur entuziazmin dhe përkushtimin e tij për këtë përballje, duke theksuar se mezi pret momentin për ta bërë krenar popullin shqiptar.
Për të kjo sfidë nuk përfaqëson vetëm një ndeshje boksi, por edhe një mundësi për të treguar punën, sakrificën dhe përkushtimin e bërë gjatë përgatitjeve. Synimi i tij është të paraqitet në nivelin më të mirë dhe të përfaqësojë me dinjitet shqiptarët. /klankosova