“Dënim qesharak për CR7”, Federata portugeze akuzohet se humbi rastin për të dhënë një shembull
Cristiano Ronaldo është dënuar me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh nga Federata portugeze e Futbollit, pas largimit nga grumbullimi i Kombëtares.
Vendimi ka nxitur diskutime, pasi dënimi konsiderohet i butë në raport me veprimin e kapitenit portugez.
Federata humbi rastin për të dhënë një shembull
Sipas “Tuttomercatoweb”, gjoba prej 255 eurosh është pothuajse e papërfillshme për Ronaldon, i cili tek Al-Nassr përfiton të ardhura vjetore, që, sipas raportimeve, afrojnë 250 milionë euro me bonuset dhe shpërblimet.
Pikërisht këtu qëndron kritika ndaj Federatës: çështja nuk është vetëm shuma e gjobës, por mesazhi që përcillet. Ronaldo, si kapiten dhe figurë globale e futbollit, shihet nga miliona të rinj si shembull dhe pritet të jetë ndër të parët që respektojnë rregullat.
Federata mori parasysh rrethanat lehtësuese, kontributin e jashtëzakonshëm të Ronaldos për futbollin portugez dhe kërkimfaljen e tij publike. Megjithatë, autori ngre pyetjen nëse një futbollist më pak i famshëm do të ishte dënuar po njësoj për të njëjtin veprim.
Ronaldo tashmë mund të jetë në dispozicion të Portugalisë për ndeshjet e nëntorit, nëse përzgjedhësi Jorge Jesus vendos ta ftojë.