Një pacient e sulmon fizikisht mjekun kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë
Një mjek kujdestar është sulmuar të shtunën gjatë mesditës nga një pacient në spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri, shkruan Zeri.info.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, i dyshuari e kishte sulmuar mjekun kujdestar nga pakënaqësia lidhur me trajtimin ndaj tij.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Sulm ndaj personit zyrtar
Spitali “Sheikh Zayed”, Vushtrri, 19.10.2026, 14:42. Ankuesi mashkull kosovar, mjek kujdestar, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nga pakënaqësia lidhur me trajtimin ndaj tij e kishte sulmuar fizikisht. /Zëri