Arrestohet turku, i cili në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht dy policë në Prishtinë

Një shtetas turk është arrestuar gjatë së hënës, pasi në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, i dyshuari dhe policët kanë pranuar trajtim mjekësor, përderisa me vendim të prokurorit, shtetasi turk është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Sulm ndaj personit zyrtar

Rr. “Bajram Kelmendi” Prishtinë, 19.10.2026, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Turqisë, pasi nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri