Sot në Komerciale nis shqyrtimi i padisë së Komunës së Gjakovës për kompensimin e dëmit

Sot me fillim nga ora 10:00 në Gjykatën Komerciale do të mbahet seanca e parë përgatitore në çështjen e Komunës së Gjakovës për kompensimin e dëmit që lidhet me detyrimet e dala nga kontrata kolektive.

Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), komunave u janë marrë qindra miliona euro nga buxhetet e tyre për mbulimin e detyrimeve që burojnë nga zotimet e marra në nivel qendror.

Këto mjete, siç theksohet, duhej të përdoreshin për investime kapitale dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

“AKK-ja pret shqyrtim të drejtë dhe pa zvarritje të mëtejshme. Pas më shumë se katër vitesh pritjeje, komunat meritojnë drejtësi dhe kompensim”, thuhet në njoftim.