Kongresisti amerikan: Regjimi i Vuçiqit po përdor sërish programe mbikëqyrjeje kundër opozitës
Kongresisti amerikan Joe Wilson, ka akuzuar Aleksandar Vuçiqin se po përdor sërish programe të mbikëqyrjes totalitare për të shënjestruar patriotët serbë.
Në një reagim në rrjetin social X, Wilsoni i ka bërë thirrje regjimit të përmbahet nga arrestimet, përdorimi i forcës dhe mbikëqyrja ndaj opozitës, studentëve dhe protestuesve.
Ai ka theksuar se qytetarët e Serbisë meritojnë zgjedhje të lira dhe të drejta.
The Vucic regime has again used totalitarian surveillance software to target Serbian Patriots. The regime must refrain from arrests, use of force, and surveillance against opposition, students, and protesters. The Serbian people deserve free and fair elections.
— Joe Wilson (@RepJoeWilson) October 19, 2026