Mot pranveror, temperaturat deri në 20 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale te ditës do të lëvizin ndërmjet 16 e 20 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi 1 deri në 3 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: