Luis Enrique e lartëson Messin: Ta krahasosh me çfarëdo lojtari është e pamundur

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka folur për krahasimet mes Lionel Messit dhe Lamine Yamalit, duke theksuar se argjentinasi është i pakrahasueshëm.

“Të krahasosh lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messin, me cilindo lojtar tjetër, është një betejë që nuk mund ta fitosh”, deklaroi spanjolli.

Luis Enrique e vlerësoi talentin e Yamalit, por theksoi se sulmuesi i Barcelonës duhet të krijojë identitetin e tij, pa u krahasuar vazhdimisht me Messin. /Zëri