Kompany pësoi lëndim, e ka të vështirë të ecë dhe të qëndrojë në këmbë
Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, po përballet me probleme fizike që ia vështirësojnë ecjen dhe qëndrimin në këmbë, shkruan "Tuttomercatoweb".
Kompany do të jetë në stolin e Bayernit për ndeshjen ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve, por mbetet e paqartë se sa do të mund të ndikojë gjatë takimit.
Trajneri belg ka kaluar një javë të vështirë për shkak të një infeksioni viral dhe një lëndimi në ijë. Problemi fizik ia vështirëson ecjen, ngjitjen e shkallëve dhe qëndrimin për një kohë të gjatë në këmbë.
Vështirësitë u vunë re edhe në fitoren 6-1 të Bayernit ndaj Leipzigut, kur Kompany qëndroi pothuajse gjatë gjithë ndeshjes ulur në stol, ndërsa bashkëpunëtorët e tij përcillnin udhëzimet te futbollistët.
Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, konfirmoi se trajneri do të jetë i pranishëm ndaj Arsenalit, por nuk mund të thotë ende se çfarë roli do të ketë gjatë ndeshjes.
Për shkak të gjendjes së tij, Aaron Danks dhe René Maric kanë marrë më shumë përgjegjësi në stërvitje dhe gjatë komunikimit me lojtarët. /Zëri