Protesta në Tiranë përplasje mes protestuesve dhe policisë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria për të tretën natë

Protesta në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa efektivët e forcave speciale RENEA janë vendosur sërish pranë Kryeministrisë, për të tretën natë radhazi.

Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa forcat e rendit janë të pozicionuara në zonën përreth godinës së Kryeministrisë, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e tubimit.

Përplasjet vijnë pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës, ku janë raportuar hedhje fishekzjarrësh dhe molotovësh në drejtim të policisë./TCH