Situata e përshkallëzuar, protestuesit u vënë flakën kazanëve të plehrave për të ngadalësuar policinë
Tensionet gjatë protestës janë përshkallëzuar më tej, teksa protestuesit u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave në zonën e Piacës, në një përpjekje për të ngadalësuar lëvizjen e forcave të policisë.
Situata në terren mbetet e tensionuar, ndërsa akti i djegies së kazanëve ka shtuar shqetësimet për përshkallëzimin e situatës dhe përplasjet e mundshme mes protestuesve dhe efektivëve të rendit, raporton tch.
Sipas pamjeve, kazanët e mbeturinave janë përdorur si pengesa në rrugë, me synimin për të vështirësuar avancimin e policisë drejt zonës ku ndodhen protestuesit.