Arrestohen katër persona në Prizren për gjueti të kundërligjshme

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën janë arrestuar katër persona në fshatin Korishë të Prizrenit, sepse janë hasur duke zhvilluar gjueti të kundërligjshme.

Sipas PK-së, gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar tri armë gjahu, qen gjuetie, si dhe një shpend (fazan i vrarë).

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri