Skenderaj organizon marsh për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit
Komuna e Skenderajt, përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të organizojë të hënën, më 19 tetor 2026, një marsh sensibilizues kundër kancerit të gjirit, në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit.
Sipas njoftimit të Komunës së Skenderajt, grumbullimi i pjesëmarrësve do të bëhet në orën 11:50, para objektit të Komunës.
Marshi sensibilizues do të nisë në orën 12:00 nga objekti i Komunës së Skenderajt dhe do të vazhdojë deri në Sheshin “Adem Jashari”, ku pjesëmarrësit pritet të arrijnë në orën 12:15.
Në orën 12:20 do të mbahet një program i shkurtër sensibilizues, me mesazhe informuese për rëndësinë e parandalimit, kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Ndërsa, në orën 12:30, do të përcillen mesazhe ndërgjegjësuese për solidaritetin, mbështetjen dhe kujdesin ndaj personave të prekur nga kanceri i gjirit.