Malisheva e mposht Vushtrrinë
Malisheva e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll, të zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”.
Të tre golat janë shënuar në pjesën e parë.
Vushtrria ka kaluar në epërsi në minutën e dymbëdhjetë me golin e Lis Demirit, por Malisheva ka reaguar shpejt dhe e ka barazuar rezultatin në 1:1 pesë minuta më vonë, me Laurent Xhylanin.
Golin e fitores për vendasit e ka shënuar Valmir Nafiu në minutën e njëzet e gjashtë, duke ia siguruar Malishevës tri pikët e radhës.
Me këtë fitore, Malisheva ka shkuar në kuotën e njëzet e tri pikëve dhe gjendet në krye të tabelës. Prishtina renditet e dyta me njëzet pikë, por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Në anën tjetër, Vushtrria mbetet në fund të tabelës me vetëm tri pikë.
Ndeshja tjetër e mbrëmjes në Superligë zhvillohet nga ora 18:00, kur Gjilani përballet me Feronikelin.