Sulmohet me gurë dhe sende të forta selia e PS, policia shpërndan turmën
Protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta selinë e Partisë Socialiste në Tiranë, duke thyer xhamat e godinës. Për të shpërndarë turmën, policia ka ndërhyrë me autobotin e ujit.
Ndërkohë, nga brenda selisë kanë dalë disa persona të pajisur me shkopinj, të cilët kanë sulmuar protestuesit. Nuk dihet nëse janë efektivë civilë apo thjesht anëtarë të Partisë Socialiste. Përplasjet nisën më herët pranë Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit sulmuan me gurë dhe molotov autobotin e policisë. Uniformat blu u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke bërë që turma të zhvendosej drejt qendrës së kryeqytetit.
Ndërkohë, bilanci i pesë ditëve të para të protestave ishte 272 persona të lënduar, mes tyre 169 punonjës policie, 82 protestues dhe 21 kalimtarë./A2cnn