Një person pa ndjenja pas mësymjes, gazetarët e tij dhe policia i japin ndihmën e parë [video]
Policia ka nisur aksionin e vendosur kundër protestuesve në orën 17:42, duke përparuar me makina dhe duke bërë që protestuesit të zmbrapsen.
Menjëherë pas avancimit policor, një person është plagosur dhe ka qëndruar i shtrirë në mes të bulevardit.
Ndihma e parë iu dha nga përfaqësues të medias dhe pas disa minutash mbërriti ambulanca për ta dërguar në spital. /A2cnn