Policia gjuan me plumba gome protestuesit në Tiranë
Policia e Shtetit ka gjuajtur me plumba gome në drejtim të protestuesve që po vazhdojnë protestën para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Sipas pamjeve të publikuara shihet se një protestues është qëlluar nga plumbat e gomës, ndërsa që në fillim të protestës në ditën e pestë kanë filluar tensionet pas gjuajtjes me molotov nga protestuesit, policia ka përdorur edhe ujë për shpërndarjen e protestuesve.
Protesta po zhvillohen edhe në disa qytete tjera të Shqipërisë.