Prokuroria në Gjilan kërkon paraburgim për dy të dyshuar për trafikim droge

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh për dy persona, të dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas Prokurorisë, dy të dyshuarit dyshohet se gjatë muajve shtator dhe tetor 2026 kanë organizuar dhe transportuar marihuanë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, me qëllim përfitimin financiar.

Gjatë një kontrolli më 16 tetor, në fshatin Velekincë të Gjilanit, në veturën dhe pronën e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 10 pako me gjithsej 53.2 kilogramë marihuanë.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit për të dy të pandehurit.