Policia hedh gaz lotësjellës, shpërndahet përkohësisht protestuesit

Tensionet janë regjistruar sërish para Ministrisë së Arsimit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë në terren duke hequr barrierat e vendosura nga protestuesit në rrugë.

Ata gjithashtu kanë hedhur edhe gaz lotsjellës që ka sjellë që të rinjtë dhe protestuesit të shpërndahen përkohësisht. Pasi u larguan përkohësisht, protestuesit janë rikthyer duke hedhur gurë në drejtim të policëve, raporton Euronews.al