Nisin tensionet te ministria e Arsimit në Tiranë, studentët ndezin koshat e mbeturinave

Situata përpara Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar në tensione. Të rinjtë u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Efektivët ndodhen në terren por nuk kanë ndërhyrë ndaj protestuesve. Koshat vijojnë të digjen teksa protestuesit janë të qetë dhe ndryshe nga ditët e mëparshme nuk kanë hedhur gurë në drejtim të policisë.