Protestuesit kërkojnë të rrëzojnë rrethimin, tension në protestën kundër muzeut hebraik në Vlorë
Momente tensioni në protestën kundër muzeut hebraik në Vlorë. Gazetari i A2 CNN Edi Ruçi raporton se protestuesit kërkojnë të rrëzojnë rrethimin dhe të futen brenda tij nuk lejohen nga forcat e policisë.
Raportohet për shtyrje dhe përleshje mes tyre. Tentohet të shoqërohet një prej tyre në komisariat por nuk e lejojnë protestuesit.
Një nga organizatorët e protestës kundër projektit të muzeut hebraik në Vlorë Gëzim Zilja tha se gjykata në Lushnje pezulloi punimet, por sqaron se protestat do të vijojnë pasi kërkohet anulimi në total i këtij projekti. Sipas tij protestat do të vazhdojnë derisa projekti të anulohet.
“Nuk do të lejojmë ndërtimin e një muzeu hebre në Vlorë”, tha ai. /A2 Televizion