Moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 10°C deri në 15°C.

“Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1–4 m/s”, thuhet në njoftim. /Zëri