7-vjeçarja Adea Azemi shpallet kampione e botës në sportet marciale në Francë

Adea Azemi, në moshën vetëm 7-vjeçare, ka fituar titullin e kampiones botërore në sportet marciale, në kategorinë MAA, në një garë të mbajtur në Francë.

Lajmin e ka bërë të ditur gjyshi i saj, Avni Bilalli, përmes një postimi në Facebook.

Suksesi në Francë vjen pas një tjetër arritjeje të rëndësishme të 7-vjeçares. Më herët, Adea kishte fituar titullin e kampiones evropiane në sportet marciale, në kategorinë deri në 30 kilogramë.

Ajo e kishte arritur këtë sukses në Kampionatin Evropian të mbajtur në qytetin historik, ku kishte lindur nobelisti Gunther Grass.