Një muaj nga aktgjykimi në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët tanë s’do t’i lëmë vetëm, në asnjë betejë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar një muaj pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke e cilësuar atë si të padrejtë.
Në një postim në Facebook, Çitaku tha se protestat 21-ditore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dëshmuan se ata nuk janë vetëm, transmeton Zeri.info.
Ajo theksoi se janë ndërmarrë hapa konkretë për mbështetjen e mbrojtjes së tyre në apel, si dhe iniciativa për mbrojtjen e UÇK-së dhe çlirimtarëve.
“Çlirimtarët tanë nuk do t’i lëmë vetëm. Në asnjë ditë. Në asnjë betejë”, shkroi Çitaku, duke shtuar se do të qëndrojnë pranë tyre deri në kthimin e tyre të lirë në Kosovë. /Zëri