Gjykata cakton masën “Arrest në shtëpi” për studentin që u përlesh me gjashtë policë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për protestuesit e ndaluar pas përplasjeve me policinë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit.

Mes tyre është edhe Klevi Metaj, 22 vjeç, i cili u përlesh me gjashtë punonjës policie gjatë tubimit. Për të është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, raporton A2CNN, transmeton "Zëri".

Masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata:

Klevi Metaj – arrest në shtëpi

Olsi Vogli – detyrim për paraqitje

Xheison Petoku – arrest në shtëpi

Erald Zenollari – arrest në shtëpi

Hamza Bushi – detyrim për paraqitje

Korado Aliaj – arrest në shtëpi

Kalosh Hysbajrami – arrest në shtëpi

Brixhet Bali – detyrim për paraqitje.