Haradinaj përkujton gjeneralin Adrian Krasniqi: Shembull e udhërrëfyes për brezat

Ramush Haradinaj ka kujtuar gjeneralmajorin Adrian Krasniqi në përvjetorin e tij, ku sot bëhen 29 vjet nga rënia e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se Krasniqin “e kisha mik dhe bashkëluftëtar në rrugën e lirisë”.

Haradinaj gjeneralin e cilësoi shembull dhe udhërrëfyes për brezat për ta kuptuar se sa kushton liria e sa e madhe është dashuria për atdheun. /Zëri

Postimi i plotë:

Gjeneralmajor Adrian Krasniqin e kisha mik dhe bashkëluftëtar në rrugën e lirisë. Zemërbardhë e guximtar i pashoq, ai mishëronte frymën e lirisë, për të cilën luftuam dhe për të cilën ai dha jetën.

Shembull e udhërrëfyes për brezat, për ta kuptuar se sa kushton liria dhe sa e madhe është dashuria për atdheun.

Lavdi Adrianit dhe gjithë të rënëve për liri!