Arrestohet një person në parkingun e QKUK-së, i sekuestrohen drogë dhe mbi një mijë euro
Është arrestuar një person në oborrin e QKUK-së, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestrohet 24.8 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 1.3 e llojit marihuanë dhe 1100 euro.
Sipas raportit të Policisë për 24 orë, rasti ka ndodhur dje (e enjte), në orën 21:30.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Parkingu i QKUK-së, 15.10.2026 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 24.8 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 1.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 1100 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri