Gjendet në rrugë pa shenja jete një person në Prizren
Është gjetur në rrugë pa shenja jete një person në Prizren.
Rasti ka ndodhur dje (e enjte) në rrugën “Shefqet Berisha”, sipas raportit 24-orësh të Policisë.
Personi të cilit identitetit nuk i dihet, është mashkull i moshës madhore.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. ‘Shefqet Berisha’, Prizren, 15.10.2026 – NN. Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete një mashkull i moshës madhore, të cilit identitetit nuk i dihet. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri