19 të lënduar pasi një minibus u përplas me një tren në terminalin francez

Të paktën 19 persona janë lënduar pasi një minibus u përplas me një tren në një platformë ngarkimi për Tunelin e Kanalit të La Manshit, në Francë, njoftoi zyra e prefektit lokal.

Asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën, bëri të ditur prefektura në një deklaratë, duke shtuar se në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, një helikopter dhe policia.

Aksidenti përfshiu një minibus që transportonte shoferë kamionësh, të cilët po përgatiteshin të hipnin në shërbimin "Le Shuttle" në platformën e ngarkimit në kompleksin e Eurotunnel-it, sqaroi prefektura në një deklaratë të mëvonshme.

Sipas The Independent, një fotografi e publikuar nga media lokale "La Voix du Nord" shfaqte një minibus të dëmtuar rëndë në platformë, ndërsa në vendngjarje ndodheshin oficerë policie dhe personel i veshur me jelekë të dukshmërisë së lartë.