Malisheva dhe Prishtina në krye, kjo është renditja pas javës së nëntë në Superligë

Është mbyllur java e nëntë në Superligën e Kosovës, me Malishevën dhe Prishtinën që kryesojnë tabelën me nga 20 pikë.

Drita ka fituar derbin ndaj Ballkanit me rezultat 1-0, falë golit të Besnik Krasniqit në minutën e 90-të.

Gjilani ka triumfuar 3-0 ndaj Drenicës, ndërsa Dukagjini e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 1-0. Feronikeli 74 dhe Llapi janë ndarë në barazim pa gola, kurse Malisheva dhe Prishtina kanë luajtur baras 1-1.

Në renditje, Dukagjini zë vendin e tretë me 16 pikë, i ndjekur nga Gjilani dhe Drita me nga 14 pikë. Ballkani është i gjashti me 13 pikë, ndërsa Drenica ka 10 pikë dhe Feronikeli 74 tetë.

Në fund të tabelës gjenden Llapi me katër pikë dhe Vushtrria me tri pikë.

Prishtina ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj Dritës.