Apel për ndihmë: Prindërit kërkojnë mbështetje për djalin e tyre dy vjeçar Liorin

Prindërit Ilir dhe Lendita Cakolli u bëjnë apel qytetarëve për ndihmë dhe solidaritet, në mënyrë që të mbështesin djalin e tyre dy vjeçar Liorin, i cili po përballet me probleme shëndetësore.

Përmes një thirrjeje drejtuar familjarëve, miqve dhe njerëzve të vullnetit të mirë, ata kërkojnë mbështetjen e qytetarëve përmes kontributeve dhe shpërndarjes së fushatës së tyre për mbledhjen e fondeve në platformën GoFundMe.

Njoftimi i plotë:

“Të dashur familjarë, miq dhe njerëz të vullnetit të mirë!

Ju lutem, më ndihmoni ta shpërndaj këtë fushatë GoFundMe për djalin tim, Liorin.

Çdo kontribut, sado i vogël, si dhe çdo shpërndarje e lidhjes së fushatës sonë, përbën një mbështetje të çmuar për të.

E di se secili prej nesh ka vështirësitë dhe përgjegjësitë e veta, ndaj çdo ndihmë e dhënë me zemër është e çmuar dhe shumë e vlerësuar. Ju falënderoj nga zemra për mirësinë, solidaritetin dhe përkrahjen tuaj!”

Më poshtë linku për donacion: