“Kur janë ndeshjet në Konferencë Ligë?” – Bylbyl Sokoli konsulton pak ChatGPT-në gjatë seancës

“Kur janë ndeshjet e nëntorit në Konferencë Ligë dhe me kë luan Kosova?”.

Kështu e ka pyetur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bylbyl Sokoli, ChatGPT-në, teksa në Kuvendin e Kosovës po zhvillohej seanca plenare, raporton Ekonomia Online.

Sokoli, i njohur me nofkën “Profa”, është një nga emrat e njohur të futbollit kosovar, me përvojë si futbollist, trajner dhe profesor universitar.

Gjatë karrierës së tij si trajner ai ka drejtuar klube të shumta, duke përfshirë Prishtinën, Lirinë, Gjilanin, Ferizajn dhe Llapin, si dhe ka qenë përzgjedhës i Kosovës.

Sokoli ka fituar trofe në futbollin vendor, ndërsa kontributin e tij e ka dhënë edhe në fushën akademike dhe në përgatitjen e gjeneratave të reja të sportistëve. Përvoja dhe angazhimi i tij e kanë bërë një figurë të njohur të futbollit në Kosovë.

Sokoli është gjithashtu analist sportiv në një televizion në vend, ndërsa si trajner për herë të fundit ishte i angazhuar te klubi i futbollit Drenica gjatë vitit të kaluar.