Raportohen të zhdukura dy vajza në Prishtinë
Të mërkurën në Prishtinë janë raportuar dy vajza të zhdukura.
Fillimisht në orën 07:00 një nënë ka thënë se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer ende.
Edhe rasti tjetër është raportuar në orën 19:00, ku një nënë ka thënë se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende.
Policia thotë se të dy rastet janë duke u hetuar. /Zëri