Vdes një foshnjë dymuajshe në Gjilan, Policia nis hetimet

Të mërkurën rreth orës 12:15 në Gjilan ka vdekur një foshnjë dymuajshe.

Policia thotë se vdekja e foshnjës u konstatua nga ekipi mjekësor, raporton Zeri.info.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet ndër të tjera.

Policia në raportin ditor këtë rast e ka cilësuar si “Vdekje të dyshimtë”. /Zëri