Kylian Mbappe e thyen rekordin e madh të Lionel Messit në Ligën e Kampionëve

Kylian Mbappe ka thyer një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve, duke u bërë futbollisti më i ri në histori që arrin kuotën e 100 paraqitjeve në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Sulmuesi i Real Madridit e arriti këtë shifër në përballjen ndaj Romës, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës, duke thyer rekordin e Lionel Messit.Francezi regjistroi paraqitjen e tij të 100-të në këtë garë në moshën 27-vjeçare, ndërsa Messi e kishte arritur këtë shifër në moshën 28-vjeçare.Në vendin e tretë në këtë renditje gjendet legjenda e Real Madridit, Raul, i cili e regjistroi paraqitjen e tij të 100-të në Ligën e Kampionëve në moshën 28-vjeçare.

Përveç rekordit të ri, Mbappe ka shifra mbresëlënëse në këtë garë. Në 100 paraqitjet e tij, sulmuesi francez ka realizuar 72 gola dhe ka dhuruar 24 asistime.

Kështu, ylli i Real Madridit vazhdon të shkruajë histori në futbollin evropian, duke lënë pas emra të mëdhenj si Messi dhe Rauli në një prej statistikave më të rëndësishme të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi