Zhduket një 49-vjeçar në Ferizaj, nisin kërkimet për gjetjen e tij
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka nisur një operacion në qytetin e Ferizajt për gjetjen e një 49-vjeçari.
Sipas Klankosova.tv, ai është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet ende gjë për fatin e tij.
Tutje, tashmë është gjetur vetura që i takonte atij, derisa po vazhdojnë kërkimet edhe për personin.