Kurti e Pierce në një bisedë telefonike flasin për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Britani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Pierce përcolli urimet e Qeverisë britanike dhe të kryeministrit Andy Burnham për zgjedhjen e presidentes dhe funksionalizimin e plotë të institucioneve të Kosovës.

Ajo shprehu, siç thuhet në njoftim, “përkrahjen e plotë dhe të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, përparimin demokratik dhe proceset e saj politike e zhvillimore”.

Ndërkaq, Kurti e falënderoi Pierce për urimet dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë britanike drejt partneriteteve të reja strategjike.