Shkëndija e kërkon fitoren e radhës, të dielën përballet me Skopjen
Shkëndija e Tetovës rikthehet në aksion këtë të diel, më 18 tetor, kur do të përballet me Skopjen në kuadër të javës së 10-të të kampionatit në Maqedoninë e Veriut.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin në Autokomandë, me fillim nga ora 14:00, ku tetovarët do të synojnë të marrin rezultat pozitiv dhe të vazhdojnë garën në kampionat.
Kuqezinjtë do të kërkojnë të tregojnë forcën e tyre edhe në këtë përballje, ndërsa përballë do të kenë skuadrën e Skopjes, që do të mundohet ta shfrytëzojë faktorin vendas.
Takimi pritet të jetë një tjetër sfidë e rëndësishme për Shkëndijën, e cila synon të përmbushë objektivat e saj në vazhdim të sezonit.
Skopje – Shkëndija
E diel, 18 tetor
14:00
Stadiumi në Autokomandë
Java e 10-të – NMFL