Gjeneralmajor Vergori merr komandën e KFOR-it në Kosovë
Të mërkurën është bërë ndërrimi i komandës së KFOR-it mes gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutas, te gjeneralmajori italian, Roberto Vergori.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Presidentja e re e vendit ka falënderuar KFOR-in për ruajtjen e paqes në vend tash e 27 vjet.
Pula tha se me mbështetjen e KFOR-it janë fuqizuar institucionet e sigurisë në Kosovë.