Iraola i mbron Wirtzin dhe Barcolan: Besoj te ta, nuk mund të shkëlqejnë në çdo ndeshje
Trajneri i Liverpoolit, Andoni Iraola, ka dalë në mbrojtje të Florian Wirtzit dhe Bradley Barcolës, duke kërkuar më shumë durim dhe duke theksuar se vlerësimi i një futbollisti nuk duhet të bëhet vetëm mbi bazën e golave dhe asistimeve.
Të dy lojtarët kanë qenë nën vëmendjen e kritikave për paraqitjet e tyre, veçanërisht për shkak të pritshmërive të larta që shoqërojnë transferimet e tyre te skuadra angleze.
Megjithatë, Iraola mbetet i bindur në cilësitë e tyre dhe beson se kontributi i tyre duhet parë në një kontekst më të gjerë.
Trajneri spanjoll kërkon që të mos nxirren përfundime të nxituara nga disa ndeshje më pak të mira, duke vlerësuar ndikimin që lojtarët mund të kenë në lojën e ekipit edhe kur nuk arrijnë të shënojnë apo të regjistrojnë asistime. /Zëri