Policia e Kosovës nis fushatën “Një çast shpëton jetë!”
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit dhe akterë të tjerë të sigurisë rrugore, ka lansuar fushatën rajonale të Ballkanit Perëndimor me moton “Një çast shpëton jetë!”, me mbështetjen e Sekretariatit të Komunitetit të Transportit të BE-së.
Në kuadër të kësaj fushate, Policia ka publikuar edhe një video sensibilizuese për rëndësinë e sigurisë rrugore.
Përmes kësaj fushate, Policia u bën thirrje qytetarëve që të vendosin rripin e sigurisë, pavarësisht se në cilën ulëse ndodhen, si dhe të sigurojnë fëmijët në ulëse të përshtatshme gjatë udhëtimit.
Po ashtu, Policia apelon që helmeta të mbahet e vendosur dhe e lidhur siç duhet.
“Një çast shpëton jetë!”, është motoja e fushatës rajonale për sigurinë rrugore.