Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Ballkanit dhe Dritës

Ka përfunduar pjesa e parë mes Ballkanit dhe Dritës, e vlefshme për javën e nëntë në Superligë.

Dy skuadrat patën raste të mira shënimi, por asnjëra portë nuk u tund.

Madje në një rast skuadra vendase kërkoi penallti – por gjyqtari dhe sistemi VAR nuk menduan ashtu.

Kjo ndeshje po luhet në Suharekë, në stadiumin e qytetit.