Lirohen veteranët që u prangosën, pas rastit me deputetin e LVV-së

Veteranët, Fadil Zogaj dhe Ekrem Selimi, janë liruar të hënën, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, ka vendosur sipas detyrës zyrtare për ndërprerjen e masës së paraburgimit.

Kështu është bërë e ditur nga Gjykata.

Ata ishin arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Fahrush Rexhepi dhe dyshohen për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje”.

“Më datë 12.10.2026, gjyqtari i procedurës paraprake, përmes Aktvendimit ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të pandehurve F.Z. dhe E.S. dhe të pandehurit janë liruar menjëherë, më 12.10.2026”, thuhet në njoftim.