Erdogani uron presidenten Shiroka-Pula: Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayip Erdogan, me rastin e marrjes së detyrës.
Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, në letrën e tij, Erdogani, në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, i ka shprehur presidentes Shiroka-Pula urimet më të sinqerta, duke shprehur besimin se bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme, raporton Zeri.info.
“Ai ka shfaqur bindjen se kontributi i bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të presidentes Shiroka-Pula”, thuhet mes të tjerash në letrën e dërguar Shiroka-Pulës.
Në përfundim të letrës, bëhet e ditur se Erdogani gjithashtu i ka uruar presidentes Shiroka-Pula shëndet, ndërsa popullit të Kosovës paqe dhe prosperitet. /Zëri