15 gjoba ndaj motoçiklistëve në Ferizaj dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 15 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe ka konfiskuar pesë motoçikleta e skuterë gjatë kontrolleve të zhvilluara në trafik, nga 5 deri më 11 tetor 2026.

Sipas njoftimit të PK-së, kontrollet janë intensifikuar me fokus të veçantë te drejtuesit e motoçikletave, skuterëve dhe trotinetëve, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të kundërvajtjeve, raporton Zeri.info.

"Gjatë kësaj periudhe, 15 drejtues të motoçikletave janë gjobitur për qarkullim në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor. Ndërkaq, pesë motoçikleta dhe skuterë janë konfiskuar, kryesisht për shkak të mungesës së dokumentacionit të rregullt", thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se ky aktivitet është realizuar në kuadër të planit operativ “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe trotinetave”.

Policia Rajonale e Ferizajt me kët rast, u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut, të mos tejkalojnë kufizimet e shpejtësisë dhe ta përshtatin ngasjen me kushtet e rrugës.

Po ashtu, drejtuesve të motoçikletave u është rikujtuar rëndësia e përdorimit të helmetës mbrojtëse, pasi pakujdesia dhe mosrespektimi i rregullave mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. /Zëri